Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ylli Ndroqi shkon vetë në GJKKO, kërkon bashkë me avokatët heqjen e sekuestros për dy televizionet, kanë kaluar afatet

Shkruar nga Newsbomb
Ylli Ndroqi shkon vetë në GJKKO, kërkon bashkë me

Avokatët e presidentit të Yldon Media Group, Ylli Ndroqi, kërkuan sot në Gjykatën Speciale shuarjen e masës së sekuestros për RTV Ora dhe Ora Neës, duke e bazuar kërkesën e tyre në faktin se ka kaluar afati dy vjeçar dhe nuk flitet më për ligjshmëri.

Togat e zeza e kanë shtyrë vendimin për më datë 21 shtator dhe kanë kërkuar nga avokatët që paraqesin provat. Ndërkohë çështja tashmë ka kaluar dhe në arbitrazh. Avokati Enis Daci, përfaqëson interesat e zonjës Mimoza Ndroqi në një arbitrazh kundër Republikë së Shqipërisë ku vlera e dëmit llogaritet në 130 mln euro.

Jordan Daci: Zvarritjet e procesit nuk janë dhe nuk mund të jenë asnjëherë motive juridike dhe që mund të justifikohen nga ligji. Siç e ndoqët dhe një pjesë prej jush që ishit të pranishëm brenda, ligji është tepër i qartë. Numri është i vetmi që nuk mund të interpretohet. Çdo gjë tjetër interpretohet, por numri në 99% e rasteve është e pamundur të interpretohet. Nga ana tjetër tentativa për tu justifikuar për konfiskimin etj, etj ju siç e morët vesh afati i konfiskimit po ashtu ka skaduar. Nuk ka skaduar me ditë e me orë, por me muaj dhe në gjykimin tonë është se Gjykata nuk ka asnjë hapsirë veçse të pranojë dhe është me rëndësi të theksojmë se ato pasuri ka kaq vite që janë në mëshirë të fatit.

Për arsye se nuk tregohet asnjë interes, dhe në proceset civile që kanë filluar. Nuk tregohet asnjë interes, as nga SPAK-u si person i tretë që është thirrur nga ana jonë, as nga agjensia që administron. Madje ka dhe guximin që në shkresë thotë: Neve nuk na intereson se kush kërkon për ti marrë këto pasuri në proceset civile. Ajo çfarë unë do të thoja në këtë rast është se çdo ditë që kalon këtu nuk flitet më për ligjshmëri, por me vendime të cilat në themel do të vazhdojnë të mbeten kështu siç janë, janë krejtësisht të paligjshme dhe këtu nuk bëhet fjalë për të interpretuar ligjin. Këtu bëhet fjalë për një ligj që secili e kupton sipas oreksit të vet.

Enis Daci: Sot që flasim pretendimi financiar për dëmin e shkaktuar nga kjo procedurë, ndaj Mimoza Ndroqit është të paktën 130 milion euro. Po e përsëris edhe njëherë: 130 milion euro.  Dua të theksoj se kjo shumë përmban një interes prej 5%, çka nënkupton, vetëm ky interes pa folur për principalin çdo mënyrë ekstraligjore dhe në cënim të drjetpërdrejtë dhe ulëritës të ligjit i kushton dhe do ti kushtojë taksapaguesëve shqiptarë një shumë prej të paktën 18 mijë eurosh në ditë.

Çdo ditë që shtyhet ky proces, taksapaguesit shqiptarë do të detyrohen të paguajnë 18 mijë euro në ditë për hir të mënyrës, metodave dhe instrumentalizimit të gjyqësorit shqiptar. Kur them instrumentalizim nënkuptoj: Organin e akuzës dhe Gjykatën në veçanti.

Avokati ka dhe një thirrje për të mos ndërhyrë por të lejojnë gjyqësorin të veprojë sipas ligjit

Enis Daci: "Eshtë situatë kritike. I lutemi të gjithë njerëzve që janë prapa kuintave të mos ndërhyjnë, të mos instrumentalizojnë gjyqësorin. Ta lejojnë gjyqësorin të veprojë në bazë të ligjit"

Avokati argumenton si ka përfunduar afati i sekuestrimit që ka përfunduar dhe gjykata dhe prokuroria është jashtë afatit procedurial

Besnik Muçi: Çdo ditë që kalon nga data 3 gusht 2022 Gjykata dhe Prokuroria është në shkelje të hapur të të gjitha rregullimeve ligjore, kushtetuese.  Neni 1 i protokollit të Konvetës së të drejtave të njeriut parashikon që e drejta e individit për të gëzuar i qetë pasurinë. Kushtetuta e Shqipërisë parashikon qartësisht mbrojtjen e të drejtës së pronësisë, edhe cënimet e pronësisë, sot rregullohet me ligj. Sa kohë që Gjykata është në shkeljë te plotë me ligjin që rregullon cënimet e gëzimit të pronësisë, ne e kemi të vështirë të përcaktojmë se ku jemi, pasi kemi dalë nga kuadri ligjor.

Ne jemi duke bërë interpretime jashtë kuadrit ligjor. Ligji parashikon gjithashtu në datën 14 qershor 2021 Prokuroria paraqiti kërkesën për konfiskim. Çfarë parashikon ligji antimafia për këtë rast? Neni 23 parashikon shprehimisht që gjykimi për konfiskim zgjat 3 muaj. Ligji thotë që Gjykata mund ta zgjasë atë deri në 12 muaj. Pra në rastin ekstrem, gjykimi për konfiskim ka përfunduar në datë 14 qershor 2022.

Nga 14 qershor 2022 Gjykatës i ka përfunduar gjykimi i kërkesës për konfiskim. Unë nuk jam në gjendje të vlerësoj se ku do ta mbështesë Gjykata, vendimit, pra çfarë vendimi do të japi. Por Gjykata është jashtë afatit procedural. Në të dyja momentet dhe në sekuestrim dhe në konfiskim, Gjykata dhe Prokuroria kanëshkelur afatet që parashikon ligji antimafia. Pavarësisht kësaj, unë dua të theksoj, që përveçse kemi shkelje të afateve është sipas aktekspertimit prej ekspertëve të caktuar nga Gjykata e cila nuk pranoi ekpertët tanë gjykim.

Pra nuk pranoi Gjykata që ne të caktojmë ekpertë. Ekspertët i caktoi Gjykata sipas aktekspertimit. Ne kemi marrë nga Gjykatatë se të gjitha pasuritë e zotit Ndroqi, janë të justifikuara me burime të ligjshme të pasurisë. Sipas aktit të ekspertimit, sipas të gjitha viteve duhet theksuar dhe ky fakt. Jo thjesht çështje procedure. Ne nuk kërkojmë mbyllje procesi për procedurë, pavarësisht se Gjykata në këto momente duhet ta mbyllë urgjent, por edhe në përmbajtje sipas aktekpertimit, të gjitha pasuritë e zotit Ndroqi janë të vendosura me burime financiare të ligjshme dhe sipas aktekspertimit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll