Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
38 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

YLLI NDROQI justifikon pasuritë: Janë me kredi bankare, kanë thënë se të ardhurat janë 8 mln euro, por në fakt janë 17 milionë euro (DEKLARATAT E AVOKATEVE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

10 muaj pas sekuestros së parë dhe lajmit të bujshëm të Ylli Ndroqit për sekuestrimin e pasurisë, SPAK ditën e djeshme kërkoi në gjykatë sekuestron e 32 pronave, (biznese, pasuri të paluajtshme, makina e televizione) të manjatit të medias Ylli Ndroqi.

Gjatë gjithë këtyre muajve, janë kryer veprime e transaksione bankare. Por për avokatët e zotit Ndroqi, kjo është normale, sepse bizneset kanë vazhduar punën, edhe pse kanë qenë me administratorë shtetërorë.

Avokatët e zotit Ndroqi, Daci dhe Bashkim Muçi e konsideruan një veprim të tillë politik.

“Nuk mund të sekuestrojë shteti pasuri që nuk janë të Ylli Ndroqit, por janë të bankës. Bizneset janë me kredi. Dhe nuk janë pronë e tij. E gjithë Ora News, është bërë me kredi bankare, janë garanci për shlyerjen në bankë. Duhet të jesh injorant që të pretendosh që mallin e huaj ta konfiskosh. Prona bëhet e z. Ndroqi kur shlyhet e gjithë kredia. Nuk kanë turp, se nuk marrin vesh dihet, vetëm nëse duan të bëjnë ushtarin e ndonjërit me urdhër politik. Për secilin vit ne kemi justifikuar çdo cent. Sfidojmë këtë të dojë dhe e vëmë në dispozicion të gjithë dokumentacionin. Kemi dokumentacion të saktë dhe me bilance. Ata kanë marrë dhe duan të konfiskojnë apartamente të privatizuar në vitet ’90 si gjithë shqiptarët, ose akoma kërkojnë të konfiskojnë varrezat e fshatit” tha Daci për median Ora News.

Ndërkaq japin edhe shifra financiare.

“Për të mos thënë se të ardhurat i kemi 17 milionë, por vlera e pasurisë është shumë herë më e madhe. Prokuroria ka ngatërruar vlerën e pasurisë me vlerën e të ardhurave. Edhe nëse të ardhurat do të ishin në disproporcion, sekuestrimi duhet të ishte në raport më përqindjen që pretendohet, jo vlerën e përgjithshme të pasurive” tha ai.

Por avokati Besnik Muçi shkon edhe më tej.

“Me kaq sa thash unë janë 5.5 milionë euro të ardhurat nga fitimi i Yldonit dhe kreditë bankare. Ndërsa prokuroria thotë se ka 8 milionë të ardhura dhe 11 milionë euro shpenzime, por nuk dalin fare në detaje se si kanë arritur në këtë përfundim. Sepse ky është përfundim shumë i rëndësishëm financiar. Dora e ekspertit është një akt themelor për diçka të tillë këtu.

Vetë eksperti thotë ka 8 milionë euro të ardhura, por ne i kemi paraqitur fakte konkrete për të ardhurat e z. Ndroqi janë 17 milionë euro, por janë përgjysmuar nga ekspertët. Ne i kemi çuar të gjitha dokumentet për të gjitha të ardhurat. Nuk e kuptoj se si janë përgjysmuar këto para. Ne themi se z. Ndroqi ka 13 milionë euro shpenzime” tha Muçi.

Nuk dihet se cili do të jetë reagimi i gjykatës speciale. Prej afro 10 muajsh, qindra punëtorë të medias Ora News janë në panik se cdo të ndodhë me të ardhmen e tyre.

Lexo edhe: Bie PASURIA e manjatit të medias YLLI NDROQI, SPAK kërkon sekuestron e 32 pronave, mes tyre makinat luksoze dhe dy televizionet që ka në pronësi

Më shumë

spot_img