Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
49 %
0.5kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Ylli Manjani: Në zgjedhjet e 2011 për Bashkinë e Tiranës, Lul Basha donte të pranonte humbjen, pa mbaruar gara

Lajme të ngjashëm

Politikani Ylli Manjani komenton një deklaratë të bërë dje nga kreu i PD Lulzim Basha. Ky i fundit u shpreh se i fitoi zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës në vitin 2011, përballë Edi Ramës, sepse mbajti larg nga fushata Sali Berishën.

Kjo deklaratë zgjoi shumë reagime në radhët e vetë demokratëve, e po ashtu dhe nga aktorët e tjerë politikë. Ish-ministri i LSI Ylli Manjani thotë se Basha në atë kohë donte të dilte dhe të pranonte humbjen, edhe pa mbaruar numërimi i votave.

“Përveç të tjerëve (Saliut, Ilirit dhe pse jo Hysniut) bashkinë e Tiranës në 2011 Luli e mori me VAR (Vendimet e Arben Ristanit).  Ndërkohë që Luli donte të dilte të pranonte humbjen pa mbaruar gara…

Në katandisjen mjerane ku ka rënë, është e kuptueshme nevoja për të gënjyer, por mosmirnjohja është  e neveritshme! Nejse, kohë e humbur ky njeri”, shkruan Manjani.

Më shumë