Tirana
fog
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
20 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
3 °
E martë, 18 Janar, 2022
spot_img

Ylli Manjani “ndez” protestuesit, thirrje për Vuçiçin: Njih Kosovën që të jesh mik i Shqipërisë, përndryshe ha peshkun dhe rrugë e mbarë (Mesazhi për Kuvendin e Berishës)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri Ylli Manjani ka folur para protestuesve që janë mbledhur përpara kryeministrisë në një tubim kundër ardhjes së Presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Shqipëri nnë kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Ai i ka bërë thirrje Presidentit serb që të njohë Kosovën, nëse do që të jetë mik me shqipatrët, ose në të kundërt të hajë peshk me Ramën dhe të ikë sërish në Serbi.

Manjani ka patur edhe një mesazh për demokratët që morën pjes ënë Kuvendin Kombëtar të PD-së të thirrur nga Sali Berisha, pasi u shpreh se përulet para tyre për procesin e jashtëzakonshëm dhe demokratik që zhvilluan, duke treguar se anëtarët janë më të fortë se kryetarët.

“E pranova me kënaqësi që të ndaj me ju sonte protestën time. Nuk kam ardhur për qokë dhe poatriotizëm, sepse nuk jemi patriotë, jemi shqiptarë dhe kjo është më e rëndësishme. Sonte në Shqipëri na kanë ardhur mysafirë dhe bashkë me të zotin po hanë trutë e peshkut për të na shitur trutë e gomarit. Sepse me trutë e gomarit dhe gomerëve nuk shkon as Shqipëria, Kosova dhe Maqëedonia. Kjo është histori gomerësh.

Më lejoni të ndaj me ju demokratë një kënaqësi të jashtëzakonshme. Përulem para jush për një proces të jashtëzakonshëm, demokratik. Ju i keni dhënë Shqipërisë një model, ju u vetëmblodhët dhe treguat se anëtarët janë më të fortë se kryetarët, aq më tepër me kryetarët gjumashë. Demokracia në Shqipëriu ka 2 armiq: faqezinjtë dhe kapuçzinjtë. Për këta të fundit kam një kërksesë, shkoni në shtëpi se ju presin fëmijët, mos i bëni me turp.

Kam një fjalë me mysafirin. Nëse nuk njohin Kosovën, nuk njohin as Shqipërinë. Nuk jam diplomat, por kjo është e thjeshtë. Zotëri, nëse do të jesh mik me shqiptarët, njih Kosovën, ky është kushti. Përndryshe, ne të respektojmë si mysafir, të bëftë mirë peshku dhe rrugë të mbarë.

Ne nuk jemi mbledhur për t’i përmendur bukën mysafirit, por e kemi me të zotin e shtëpisë. A mund të na shpjegojë dikush çfarë është Ballkjani i Hapur? Ne kemi nevojë të hapim dyert e Shqiëprisë. S’mund të ecim më as me tru peshku dhe as me tru gomarësh. Ne nuk e detyrojmë mysafirin të njohë Kosovës, por nnuk mund të ulemi me të në tryezë. S’mund të shkojmë në takime me armikun e vëllait. Ai që s’na respekton vëllain, nuk është miku jonë. Unë jam shqiptar, kosovar gjithashtu. Ne jemi 1. Ky bulevard nuk ka më nevojë për doktorin e zemrës, por të shpirtit”, tha Manjani.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img