Hapësire reklamuese

Politikë

Ylli Manjani mbështet hartën e re gjyqësore: Nuk është asgjë e keqe, thjesht reduktohet numri i kryetarëve të gjykatave

Shkruar nga Newsbomb
Ylli Manjani mbështet hartën e re gjyqësore: Nuk është

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, mbështet hartën e re gjyqësore që u prezantua sot nga ministri Ulsi Manja. Ai thotë se kjo hartë e re nuk ka "asgjë të keqe", por thjesht reduktohet numri i kryetarëve të gjykatave dhe minimizohet delegimi i kompetencave e transferimin e gjyqtarëve nga KLGJ në rrethe.

"Thjesht reduktohet numri i kryetarëve të gjykatave. Ç’është më e rëndësishmja shmanget në maksimum delegimi dhe transferimi nga KLGJ i gjyqtarëve nga një gjykatë në tjetrën. Fjala vjen për të ndihmuar gjykatën e Kavajës Shpesh duhet të çosh gjykatës nga Tirana me vendim KLGJ. Nëse Kavaja është pjesë e juridiksionit të gjykatës Tiranë, kjo gjë zgjidhet me short", shkruan ish-ministri dnër të tjera.

Shënimi i plotë i Ylli Manjanit:

Që ti sqarojmë gjërat. Harta e organizimit të ri gjyqësor në vend nuk është një gjë e keqe. Përkundrazi është ide që duhet mbështetur. Personalisht kam qenë nismëtar i kësaj ideje dhe e mbështes. Frika që përhapet se do mbyllen gjykatat nëpër disa qytete nuk qëndron. Gjykatat si godina dhe infrastrukturë gjyqësore vijojnë të shërbejnë.

Thjesht reduktohet numri i kryetarëve të gjykatave. Ç’është më e rëndësishmja shmanget në maksimum delegimi dhe transferimi nga KLGJ i gjyqtarëve nga një gjykatë në tjetrën. Fjala vjen për të ndihmuar gjykatën e Kavajës Shpesh duhet të çosh gjykatës nga Tirana me vendim KLGJ. Nëse Kavaja është pjesë e juridiksionit të gjykatës Tiranë, kjo gjë zgjidhet me short.

Ndaj nuk shoh asgjë të keqe tek reduktimi i numrit të juridiksioneve territoriale, gjithmonë pa cënuar aksesin e njerëzve tek gjykata.

Edhe njëherë gjej rastin të ftoj që të fokusohet kritika reale mbi gjykimin me procedura bolshevike dhe jo vendin se ku ndodh gjykimi.

Shikoni:

Përsa kohë që gjykata ka të drejtë të marrë vendim për ty, pa të njoftuar fare për këtë gjë, nuk ka kuptim të harxhohet kohë për vendin e gjykimit!

Reforma e vërtetë në gjyqësor do ndodhë vetëm kur të hartohen e miratohen procedura të reja, të cilat duhet të jenë kryekëput ndryshe nga bolshevizmat dhe inkuizicioni që kemi sot për sot.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll