Hapësire reklamuese

Politikë

Ylli Manjani: Lista e prodhuar nga Rama nxit dhunë. Mund të ketë përplasje në terren

Shkruar nga Newsbomb
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani komentoi sot listën e Ramës në këto zgjedhje si edhe largimin e Fatmir Xhafajt dhe Vasilika Hysit, dy nga kolonat e Ramës në Reformën në Drejtësi.

I ftuar në emisionin e gazetarit Adi Krasta, Manjani tha se lista që ka prodhuar Rama do të nxisë dhunë dhe mund të ketë përplasje në terren.

“Fatmir Xhafaj dhe Vasilika Hysi janë dy juristë të njohur. Unë nuk kam ndonjë respekt profesional për ta, sepse ata përfaqësojnë një shkollë të vjetër juridike për kohën moderne ku jetojmë. Janë dy njerëz që kanë kontribute në Partinë Socialiste dhe veçanërisht në reformën në Drejtësi. Një reformë e cila është goxha e kritikueshme, dhe që unë jam një nga kritizerët e saj. Por kjo nuk më bën të mendoj që të them që këta të dy janë fajtorë. Këta ishin dy njerëz me kontribute, autorët e reformës në drejtësi, që kanë tërhequr një karrocë shumë të vështirë për këtë reformë më gjithë difektet dhe që papritur nuk janë në vendet preferenciale. Ndërkohë që Rama bën teatër me këtë reformë, duke anashkaluar këta njerëz çka me bën të mendoj që Rama nuk e ka më Reformën në Drejtësi në agjendë, po të spekuloj sepse ndoshta po ndjen efektet e saj. Mënyra e radhitjes së emrave të PS në terren mund të krijojë edhe përplasje. Ligjet e modelit Rama e kanë kriminalizuar shoqërinë. Kjo është një listë që nxit dhunë dhe potencialisht është e qëllimshme nga Rama”, tha Manjani.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll