Hapësire reklamuese

Politikë

Ylli Manjani kundër nismës së PD për Vettingun e POLITIKANËVE: DO dështojë si OFL-ja! Institucionet i kemi, na e ka thënë edhe Komisioni i Venecias

Shkruar nga Newsbomb
Ylli Manjani kundër nismës së PD për Vettingun e

Ish-ministri i Drejtësisë Tylli Manjani ka dalë kundër nisës së Partisë Demokratike për të krijuar një strukturë të re që do të bëjë vettingun e politikanëve.

Ai u shpreh se kjo strukturë do të dështojë njësoj si OFL-ja, teksa shtoi se nuk ka nevojë për krijimin e një strukture të re, pasi edhe Komisioni i Venecias e ka thënë qartë se institucionet për të verifikuar politikanët janë në Shqipëri, vetëm duhet t’u lihet liri për të vepruar.

“Ky është një spekulim, një OFL e re, pasi kushdo që do të kaojë këtë filtër, do të quhet i pastër. OFL e pamë që ishte dështim total, dhe kjo është e njëjta gjë.

Që në çastin që zgjidhen deputetë, ka një ligj për dekriminalizimin, por ka edhe një ligj tjetër anti-mafia. Politikani e deklaron pasurinë, është zyrtari më i kontrollueshëm, është tjetër gjë si fshihen gjërat. Nëse kemi një deficencë në skemën aktuale, hajde e përmirësojmë këtë skemë.

Nga pikëpamja shtetërore dhe kushtetuese, kjo është maskaradë. Nga pikëpamja e standardit demokratik është një spekulim. Në thelb është një OFL e re që ose do duhet të legalizojë pisllëkun e politikës , që kush e  kalon presupozohet i pastër që në fakt nuk është i pastër. Bile është më e poshtër akoma, sepse tenton të përdorë gjykatën për të legalizuar thashetheme. 

Duhet t’i bëjmë një fotografi situatës legale ku gjendet shteti. Shteti demokratik funksionon mbi norma. Në shtetin tonë normat kanë dalë nga fuqia dhe bëjmë ligje të posaçme dhe i shamangen të gjitha normave. Ai shtet me ligje të posaçme është shumë afër diktaturës. Kjo nismë nuk është hera e parë që diskutohet. Më shumë se ne e ka shprehur Komisioni i Venecias. E ka bërë copë idenë e vetingut të politikanëv. Komisioni Venecias thotë se nuk mund të përdorësh të njëjtin mekanizëm për gjyqtarët si për politikanët.

 Venecia thotë se ka institucione dhe instrumente të mjaftueshme, por detyra është që t’i lësh të pavarura të punojnë. Politikani del nga politika me pranga në duar për një krim të rëndë me vendim gjykate, jo me thashetheme siç thotë PD. Mosdeklarimi i pasurisë futet te krimet e rënda”, tha Manjani në Opinion.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll