Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Ylli Manjani: Ilir Meta ka humbur kredon minimale për të kryer detyrën, përfshirja në debatin publik zgjedhor është fakt kompromentues për Presidentin

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ylli Manjani, ish-ministër i LSI në Qeverinë Rama, thotë se Ilir Meta ka humbur kredon minimale publike për të kryer detyrën e Presidentit të Republikës. Ai bën një “sqarim” për shkarkimin e Metës, pas procedurave që ka iniciuar Kuvendi i Shqipërisë.

“Zoti Ilir Meta ka humbur kredon minimale publike për të kryer detyrën e Presidentit të Republikës. Përfshirja e tij në debatin publik zgjedhor, veçanërisht venia në bast publik i vetëlargimit nga detyra nëse Rama fitonte i vetëm, është fakt kompromentues për një President”, shkruan Manjani, ndërsa thotë se Presidenti nuk shkarkohet për ato që thotë, por për ato bën bën apo nuk bën në ushtrim të detyrës kushtetuese.

“… Presideni do ishte në shkelje të rëndë Kushtetuese nëse do ndalonte stërvitjen e NATOS dhe jo për çfarë i thotë zonjës Kim. Dikush duhet ti thotë diçka zonjës, pavarësisht kostove personale.  Por detyra publike nuk vlerësohet me  “më the e të thashë”.

Pra pavarësisht se zoti Ilir Meta ka humbur betejën e tij publike për të qenë President (ndaj e mira do ishte vetëlargimi i Tij), arsyetimi kushtetues bëhen mbi Presidentin detyrat dhe funksionet e tij”, shkruan ndër të tjera Ylli Manjani.

Lexoni shënimin e plotë të tij:

Edhe njëherë, për t’iu përgjigjur të gjithë të interesuarve që më pyesin për shkarkimin e mundshëm të Presidentit të Republikës, mendoj se:

1. Zoti Ilir Meta ka humbur kredon minimale publike për të kryer detyrën e Presidentit të Republikës. Përfshirja e tij në debatin publik zgjedhor, veçanërisht venia në bast publik i vetëlargimit nga detyra nëse Rama fitonte i vetëm, është fakt kompromentues për një President.

2. Presidenti i Republikës nuk shkarkohet për ato që thotë, por për ato bën bën apo nuk bën në ushtrim të detyrës kushtetuese. Pra fjala vjen, Presideni do ishte në shkelje të rëndë Kushtetuese nëse do ndalonte stërvitjen e NATOS dhe jo për çfarë i thotë zonjës Kim. Dikush duhet ti thotë diçka zonjës, pavarësisht kostove personale.

Por detyra publike nuk vlerësohet me  “më the e të thashë”.

3. Pra pavarësisht se zoti Ilir Meta ka humbur betejën e tij publike për të qenë President (ndaj e mira do ishte vetëlargimi i Tij), arsyetimi kushtetues bëhen mbi Presidentin detyrat dhe funksionet e tij.

4. Çmoj se qeveria, megjithse mund të ndjehet politikisht legjitime, kushtetutshmërisht nuk ka asnjë legjitimitet të shkarkojë Presidentin vetëm përse nuk është dakord me ato që thotë personi që kryen detyrën e Presidenit.

Vendosja e gjykimi politik mbi atë kushtetues është fundi i Republikës Kushtetuese.

5. Jo Presidenti, por askush nuk mund ti nënshtrohet proceseve ndëshkuese ligjore për ato që thotë, por për ato që bën ose nuk bën sipas ligjit.

Ndëshkimi për fjalën e bën Republikën rregjim.

Nuk është halli i Ilir Metës, por i raporteve ndërmjet institucioneve kushtetuese në vend.

Mbi të gjitha ka të bëjë me sundimin e kushtetutës mbi çdo sjellje politike.

Kështu e mendoj.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img