Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
30 °
Mër
28 °
Enj
20 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Ylli Manjani i revoltuar: Ai që blen vota është i pafytyrë, ama ai që e shet është faqezi. Mos thoni e bëjmë për ‘bukën e kalamajve’

spot_img

Lajme të ngjashëm

32687ca6fdc504c9e93c80ae8c6bfa57

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shkruan i revoltuar se kartat e identitetit nuk u merren qytetarëve për të votuar nga “të fortët”e partive të caktuara, por ata i japin vetë në këmbim të shpërblimit.

“Vetëm shitësi i votës e jep kartën. Ja jep blerësit të votës me qejf madje. Kjo është panorama e marrëshënies elektorale shit e blej. Ai që blen vota është i pafytyrë, por ai që e shet votën është faqezi. Shitësi i votës na e paska gojën për bukë. Të tjerët që mendojnë e sillen demokratikisht me votën jetojnë kot. Bah çfarë neverie! Turp të kenë të gjithë ata faqezinj që shiten dhe justifikohen si kalamaj”, shkruan i revoltuar Manjani.

Shkrimi i plotë:

Ato kartat e identitetit nuk ua marrin, por i japin vetë. I japin në këmbim të shpërblimit.

Justifikohen ai kalamajtë kur duan të gënjejnë prindërit.

Bah çfarë burrash!

Jargaviten e qyrraviten në emër të “bukës se gojës” dhe fjalët i lëshojnë si produktin e bythës!

Kjo nuk hahet më!

Askush sduhet të ketë turp e frikë të votojë kë të dojë! Por të justifikohesh se medemek ti sdo por po të detyrojnë, është argument faqezinjsh.

Nuk ka burrë nëne të më marrë kartën e identitetit nëse nuk dua unë ta jap. Aq më pak të dalë ndonjë bir nëne të me detyrojë të votoj si do ai apo të mos votoj se do ai!

Vetëm shitësi i votës e jep kartën. Ja jep blerësit të votës me qejf madje.

Kjo është panorama e marrëshënies elektorale shit e blej. Ai që blen vota është i pafytyrë, por ai që e shet votën është faqezi.

Shitësi i votës na e paska gojën për bukë. Të tjerët që mendojnë e sillen demokratikisht me votën jetojnë kot.

Bah çfarë neverie!

Turp të kenë të gjithë ata faqezinj që shiten dhe justifikohen si kalamaj.

Bëhuni more qytetarë si gjith të tjerët. Silluni si pjesmarrës në demokraci dhe jo si matrapazë!

Lërini jistifikimet me “bukë goje”, me keq akoma me “bukën e kalamajve”.

Mos i ngatërroni kalamajt të paktën me këto matrapazllëqe!

Më shumë

spot_img