Hapësire reklamuese

Showbiz

Ylli Limani 'ka frikë' nga vetmia: Do martohem sa të përfundojë karantina

Shkruar nga Newsbomb
Ylli Limani

Këngëtari Ylli Limani është shumë i njohur dhe shumë i dashur për fansat, ndërsa këngët e tij dëgjohen kudo ku ka shqiptarë.

Si të gjithë të tjerët, edhe ai po i kalon këto ditë në karantinë, për të mos rrezikuar të infektohet nga koronavirusi.

Në një lidhje "Skype" në një emision, këngëtari tha me shaka se dëshiron të martohet kur të përfundojë karantina, në mënyrë që në krizën e radhës të mos jetojë vetëm.

“Sa të përfundojë karantina, do gjej grua dhe do bëj fëmijë. Imagjino të më gjejnë të gjitha krizat globale vetëm. Të paktën mbyllem me familjen time aty", tha me shaka këngëtari.

Më pas ai tregoi se arsyeja e qëndrimit vetëm në shtëpi dhe jo me familjen, ishte frika se mos infektonte prindërit e tij, ndaj edhe ka mabjtur distancimin social.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll