Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
2.1kmh
75 %
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
Pre
12 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Ylli i muzikës xhaz, Tanita Tikaram vjen në Tiranë më 30 shtator

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tanita Tikaram, një kompozitore gjermane e muzikës pop/folk/xhaz, vjen në Tiranë në ditët e fundit të shtatorit 2021. Këngëtarja 53 vjeçare do të performojë më 30 shtator, në ambientet e Parkut Olimpik të Tiranës.

Tikaram e ka filluar karrierën në moshë shumë të re, kur ishte ende adoleshente dhe nisi të këndonte në klubet e natës, derisa mori vëmendjen e WEA Records dhe publikoi albumin e saj të parë kur ishte vetëm 19 vjeç.

Ishte vitit 1988, kur me hitet “Twist On My Sobriety” dhe “Good Tradition”, Tanita Tikaram u bë një këngëtare e njohur në gjithë globin. Edhe pas 34 vitesh, ato dëgjohen në mbarë botën. Adhuruesit e muzikës xhaz do të kenë mundësi ta ndjekin Tanita Tikaram në Tiranë, në një event special.

Shfaqja e saj në ditët e sotme ka një stil shpirtëror jazz-pop, me albumin e saj të fundit “Closer To The People” i publikuar në vitin 2016.

Tanita Tikaram është vajza e një oficeri të Ushtrisë Britanike Indo-Fixhiane dhe një nëne Sarawakiane. Karriera ushtarake e babait të saj nënkuptonte që ajo i kaloi fillimet e saj në Gjermani përpara se të transferohej në Basingstoke, Angli kur ishte në adoleshencën e hershme.

Më shumë




spot_img








spot_img