Futbollisti i njohur britanik, Wayne Rooney është përfshirë në një skandal seksual me një 29 vjeçare të quajtur Laura Simpson duke rrezikuar kështu martesën dhe pasurinë e tij.
Ai është martuar me Coleen McLoughlin në vitin 2008 dhe nga martesa e tij kanë ardhur në jetë tre fëmije. Tani e shoqja pret fëmijën e katërt dhe është në muajin e katërt të shtatzanisë.
Sipas gazetës britanike express, ajo është parë mjaft e shqëtësuar teksa i kërkonte llogari bashkëshortit të saj duke e pyetur se përse e kishte bërë këtë dhe se bota po qeshte me të.
Tani ata rrezikojnë divorcin dhe ai rrezikon 70 milion pound nga llogaria e tij.
Rooney u pa teksa shoqëronte 29 vjecaren me makinë në shtëpinë e saj në Manchester dhe thuhet se ata kanë ndenjur 20 minuta brenda në makinë duke ngjallur kështu dyshime.