Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Ylfete Fanaj, shqiptarja e parë që zgjidhet ministre në Zvicër

Shkruar nga Newsbomb
Ylfete Fanaj, shqiptarja e parë që zgjidhet ministre në

Ylfete Fanaj ka shkruar historinë në Zvicër duke u bërë ministrja e parë shqiptare në Zvicër, në qeverinë e kantonit të Luzernit.

Ajo fitoi përfaqësimin e kantonit të Lucernit dhe kjo shënon edhe postin më të lartë ekzekutiv që një shqiptare mban në Zvicër.

Ylfete Fanaj është e lindur në vitin 1982 në komunën e Prizrenit. Ajo jeton në Zvicër nga mosha 9 vjeçare. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka uruar suksese Fanajt duke thënë se nuk nuk i bashkon vetëm origjina, por edhe orientimi socialdemokrat.

“Shqiptarja e parë deputete në Parlamentin e Kantonit të Luzernit dhe e para që udhëhoqi me Parlamentin e këtij Kantoni, Ylfete Fanaj, sot u bë shqiptarja e parë ministre në qeverinë kantonale të Luzernit.

Si pionere shqiptare në politikë, të arriturat e saja janë inspirim dhe udhërrëfim për mërgatën tonë në Zvicër, e cila për shumë vite tani i shërben me besnikëri shtetit zviceran.

E ky nuk ishte urimi i parë për znj.Fanaj, dhe duket se nuk do të jetë i fundit. I dëshiroj suksese në detyrën e re dhe punë të palodhshme përballë përgjegjësive të reja. Me të nuk na bën bashkë vetëm origjina, por edhe orientimi socialdemokrat. Andaj edhe bashkëpunimin e kemi detyrim, përveçse interes të përbashkët

“, shkruan Kurti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese