Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
2.1kmh
75 %
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
Pre
12 °
E hënë, 5 Dhjetor, 2022

Yjet e televizionit dhe muzikës shqiptare në mbështetje të Kombëtares shqiptare

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kombëtarja shqiptare e futbollit po vazhdon përgatitjet intensive për ndeshjet e rëndësishme të Ligës së Kombeve, ku nesër do të përballet me Izraelin në transfertën e Tel Avivit dhe të martën në mbrëmje do të rikthehet në shtëpi pas 3 muajsh mungesë, për të luajtur me Islandën.

Mbështetja e tifozëve kuqezi nuk i ka munguar kurrë ekipit kombëtar në ҫdo stadium të Europës ashtu si edhe brenda vendit. Në prag të këtyre ndeshjeve vendimtare për djemtë tanë vjen dhe një shtytje më shumë nga yjet e televizionit dhe muzikës shqiptare, që duken shumë afër ekipit tonë Kombëtar.

Në rrjetet e tyre sociale Alketa Vejsiu, Aurela Gace, Ermal Mamaqi, Bes Kallaku, Rozana Radi dhe Olti Curri i kanë thirrje tifozëve të jenë të pranishëm të martën në mbrëmje në Air Albania Stadium për ndeshjen me Islandën.

Sigurisht që prania e shumtë e tifozëve në stadium dhe mbështetja e yjeve të muzikës dhe televizionit do të jetë një nxitje më shumë për lojtarët kuqezi që të zhvillojnë një ndeshje të madhe

Më shumë




spot_img








spot_img