Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
58 %
0.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
29 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

‘Xing-u ikën nga Klan?’ Reagon Ermal Mamaqi: Kam marrë vendim të bej një pauzë deri në janar

spot_img

Lajme të ngjashëm

838a5624bb4d58ebdd42cee2eb520f3e

Prej kohësh në media është përfolur se ‘Xing me Ermalin’ nuk do të jetë më në Tv Klan. Ndërkohë, ka reaguar vetëm moderatori i programit, Ermal Mamaqi.

Në një sqarim në rrjetet sociale, Ermali bënë me dije se ‘Xing-u’ nuk do të transmetohet deri në janar, për shkak se është përqendruar në kinematografi, ku pritet të dalë filmi i tij më i ri ‘I love Tropoja’.

Mamaqi thekson se ‘në të njëjtën kohë bashkë me ekipin krijues të Xing.al po ndërtojmë një format të ri emisioni që me shumë mundësi vjen në muajin janar në Television’.

Ndërkohë, falenderon edhe televizionin Klan.

Reagimi i plotë:

Miq… Ju jam mirnjohës për mesazhet e shumta që më dërgoni në lidhje me Xing me Ermalin.

E ardhmja jonë ndërtohet në momentet kur ne marrim vendimet. Dhe vendimet më të rëndësishme dhe që të çojnë përpara janë ato që të nxjerrin nga zona e rehatisë.

Kam marrë vendim të bëj një pauz të shkurtër në punën time si moderator. Si rrjedhojë…Xing me Ermalin nuk do të jetë,të paktën deri në janar në programet televizive.

Karriera ime do të xhvendoset në industrinë e Kinematografisë dhe Marketingut në këto momente.

Në të njëjtën kohë bashkë me ekipin krijues të Xing.al po ndërtojmë një format të ri emisioni që me shumë mundësi vjen në muajin janar në Television.

Një falenderim të madh kam për Regjisoren Lorena Basha, Skenaristët Besnik Mustafaj dhe Klaudja Brahimaj, për Olimpjan dhe Bandën e Xingut si dhe për të gjithë stafin e palodhur dhe të çmendur të Xing me Ermalin.

Mirnjohje Televisionit Kampion TVKlan për kushtet dhe për dashurinë e treguar në këto 3 vite.

Ndërkohë miq ju pres në surpriza të reja që do tju mekin…

Se siç thotë dhe miku im Will Smith “në jetë nuk ka rëndësi sa herë merr frymë. Momentet që të lënë pa frymë janë ato që e bëjnë jetën tja vlejë”

Ju përqaputh të gjithëve.

Më shumë

spot_img