Mbi Konstandin Xhuvanin, djali i ish-deputetes socialiste Luiza Xhuvani dhe regjisorit Gjergj Xhuvanit, rëndojnë akuzat e “vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.
Djali i ish-deputetes socialiste dhe regjisorit e ka pranuar autorësinë e 4 vrasjeve dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Nëse gjykata pranon kërkesën e Xhuvanit atëhere ai do t’i shpëtojë dënimit me burgim të përjetshëm dhe do të dënohet vetëm me 25 vjet burg. Por Prokuroria ka kërkuar hedhjen poshtë të kërkesës se djalit të ish-deputetes, me arsyetimin se nuk janë mbyllur ende hetimet për këtë krim.