Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Xhup me mbishkrimin “POLICIA” dhe armëmbajtje pa leje, arrestohen pesë persona në Kurbin, sekuestrohen shtatë kompjutera dhe një pistoletë (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Xhup me mbishkrimin “POLICIA” dhe armëmbajtje pa leje,

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Kurbinit, pasi akuzohen për një serë veprimtarish kriminale, nga trafiku i narkotikëve, armëmbajtja pa leje e deri te ushtrimi i paligjshëm i lojërave të fatit.

Bëhet me dije se në pranga kanë përfunduar shtetasit: Genti Suti, të cilit iu gjet nje pistoletë, Jetlir Markaj, i cili u kap me motorr pa leje e me bluzë me mbishkrim “policia”, Altin Mihana dhe Alket Lika, të cilët ishin në një lokal të përshtatur për lojërat e fatit, si dhe Dritan Peka, i dënuar më parë dhe i shpallur në kërkim.

Ndërkohë pas kontrolleve të ushtruara nga policia, janë gjetur dhe  sekuestruar  7 kompjutera që përdoreshin për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit dhe një armë zjarri pistoletë.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin/ Kontrolle të vazhdueshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në të gjitha format e shfaqjes së tyre.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Terreni", për goditjen e një sërë veprimtarish kriminale.

Si rezultat, vihen në pranga 5 shtetas.

Sekuestohen 1 armë zjarri pistoletë dhe 7 kompjutera që përdoreshin për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve intensive në terren, 24/7, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, të mbështetura nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Terreni”.

Si rezultat i këtij operacioni, janë vënë në pranga shtetasit:

-G. S., 44 vjeç, banues në Kurbin, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushat e narkotikëve dhe vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

44-vjeçari u kap në Laç, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit G. S., shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi municioni luftarak;

-A. M., 37 vjeç, banues në Milot dhe A. L., 49 vjeç, banues në Mamurras, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që administronin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën 7 kompjutera që përdoreshin për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash të përfituar nga kjo veprimtari të kundërligjshme;

-D. P., 34 vjeç, banues në Kukës, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushat e narkotikëve dhe vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik";

-J. M., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar një motomjet, pa leje drejtimi dhe të papajisur me dokumentet përkatëse. Gjithashtu, 34-vjeçari, në momëntin e arrestimit, mbante veshur një xhup me mbishkrimin “Policia”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese