Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
3.1kmh
40 %
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
26 °
Mar
22 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Xhiroi gomat në rrugë dhe e hodhi videon në internet, korçari merr gjobën e majme

Lajme të ngjashëm

Një video në rrjetet sociale ka futur në telashe një shofer në Korçë, i cili pas manovrave të rrezikshme në rrugë me makinë dhe djegies së gomave, është gjobitur me 55 mijë lekë të rinj. Blutë e Korçës sqarojnë se është bllokuar dhe mjeti.

Gjithashtu, pas shoqërimit në Komisariat të shtetasit S.Zh, rezultoi se ai drejtonte automjetin, pa siguracion dhe pa kryer kontrollin teknik.

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti që qarkullonte me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe kryente manovra të rrezikshme, në qendër të banuar, duke u kthyer në burim aksidenti dhe rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Korçë bënë të mundur identifikimin e drejtuesit, shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë Pogradec, si dhe bllokimin e automjetit.

Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë e kanë ndëshkuar drejtuesin e automjetit, shtetasin S. Zh., me masën administrative 55.000 lekë të rinj, pasi ka drejtuar me shpejtësi mbi normat e lejuara, automjetin tip “BMW”, në aksin rrugor Pogradec-Tushemisht, në qendër të banuar, ka kryer manovra të rrezikshme dhe ka ndryshuar sensin e lëvizjes, në kundërshtim me Kodin Rrugor.

Pas shoqërimit në Komisariat, rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin, pa siguracion dhe pa kryer kontrollin teknik”, thotë Policia e Korçës.


Më shumë