Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
60 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
27 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
25 °
E hënë, 16 Maj, 2022
spot_img

Xhihadisti shqiptar terrorizon shikuesit e emisionit “Le Iene” në Italia 1

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nuk ka kaluar as edhe një muaj nga masakra në zyrat e gazetës Charlie Hebdo, në Paris ku vdiqën 12 persona dhe tani një tjetër terrorist, këtë herë shqiptar ka ritheksuar bindjet radikale që po “shkundin” Europën.

Në emisionin “Le Iene” në Italia 1, gazetari Luigi Pelazza arriti të bindë një xhihadist shqiptar që ti shpjegonte se çfarë po ndodh me islamin radikal, si dhe çfarë janë në gjendje të bëjnë ekstremistët për vetëm disa karikatura që ironizojnë profetin Muhamed. Gazetari udhëtoi në një fshat shqiptar që nga pamjet dukej i mbuluar me borë por pa zbuluar emrin.

Edhe vetë terroristi preferoi të mbulonte fytyrën për të mos e zbuluar identitetin por theksoi se ishte nga Shqipëria.

“Ne e kemi Muhamedin më të shtrenjtë se prindërit tanë. Në të gjtihë Europën ka celula që janë gati të hyjnë në aksion kundër objektivave perëndimore, sepse sipas xhihadistit shqiptar, Perëndimi është kthyer në një vend ku promovohen homoseksualiteti, pedofilia, drogat, alkooli dhe stili i jetës së tepruar.

“Nëse do të vinin në shtëpinë tënde dhe të përdhunonin gruan, vajzat e tua ti çfarë do të bëje” pyeti terroristi shqiptar, gazetarin Pelazza. “Unë kam shkuar në Turqi nga aeroporti i Rinasit dhe pastaj hyra në Siri. Kam bërë kërkesa kur isha atje që të vishja një rrip eksplozivi për të shpërthyer veten si kamikaze mes ushtarëve, por më thanë që do të më japin leje kur të jetë nevoja. Ka me qindra kërkesa për tu bërë kamikaze” shtoi në rrëfimin tronditës shqiptari. (newsbomb.al)

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img