Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka treguar gjatë një interviste për emisionin “21 Gradë” planet e saj për të kurorëzuar dashurinë në martesë me aktorin e humorit Bes Kallaku.
Ajo tha sese vera e ardhshme do të sjellë risi në jetën e tyre duke e kurorzuar dashurinë me martesë. Xhensila zbuloi edhe planet e pakta të cilat i ka bërë për dasmë. Ajo tregoi se dasma do të mbahet në Tiranë, sepse është kryeqyteti shqipëtar vendi ku ajo dhe Besi jetojnë.