Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Xhensila dhe Besi në prag divorci?! Avokatja: Manovër për të shpëtuar pasurinë...

Shkruar nga Newsbomb
Xhensila dhe Besi në prag divorci?! Avokatja: Manovër për të

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë “pushtuar” titujt e lajmeve të showbizit shqiptar për shkak të ndarjes së tyre.

Aludimet për krisjen në martesë nisën rreth një muaj më parë kur Besi dhe Xensila i bën unfollow njëri-tjetrit në Instagram si edhe hoqën fotot e përbashkëta nga rrjetet sociale.

Ndërkaq deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka dalë në media për të konfirmuar ose jo ndarjen e tyre. Por siç është një shprehje e urtë “ku ka zë s’është pa gjë”. Në  rrjete sociale është spekuluar se Xhensila dhe Besi po divorcohen për të shpëtuar pasuritë e padeklaruara.

Lidhur me këtë avokatja Nexhi Beqiri tha dje në një intervistë për RTSH se kjo është një praktikë që e ndjekin shumë çifte nëpër botë, të cilët nuk i kanë deklaruar të gjitha paratë e tyre, e për rrjedhojë bëjnë një zgjidhje martese për të shpëtuar një pjesë të pasurisë. Mbetet për tu parë nëse kjo vlen edhe në rastin Xhensila-Besi.

“Kjo përvojë ka ndodhur edhe në vende të ndryshme të botës. Çiftet të cilët ndonjëherë nuk e kanë një pasuri të vërtetuar pra që i kanë deklaruar të gjitha paratë me të cilët ata kanë vënë pasuri një vilë 300 mijë euro apo 500 mijë euro natyrisht që me një kontroll që mund të vij për arsye të ndryshme hetimi , bëjnë një zgjidhje martese në mënyrë ku nuk e justifikojnë dot paranë e marrë, në mënyrë që çfarë mund të shpëtojnë nga kjo pasuri” ka deklaruar av.Nexhi Beqiri.

© Video Credits: RTSH

@rtshqiptar EKSKLUZIVE/Avokatja Nexhi Beqiri: Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj nën hetim pasurie, po bëjnë manovër me divorcin për të shpëtuar gjysmën e pasurisë #rtsh #pasditjaime ♬ original sound - Radiotelevizioni Shqiptar

Besi dhe Xhensila janë një ndër çiftet për të përfolur me estradës shqiptre. Dyshja kurorëzuan martesën e tyre me një dasmë përrallore në vitin 2017. Ata janë gjithashtu prindër të dy fëmijëve, Ajkës dhe Amen, i cili erdhi në jetë në fund të vitit të kaluar.

Lexo edhe:VIDEO/ “Xhensila e la për bosin”, Bes Kallaku bën “paqe” me Cllevion: Vëlla…

Lexo edhe: “Ky karteli e ndau nga Bes Kallaku”, Cllevio: Bosi e ka blerë Xhensilën me lekë

LEXO EDHE: Besi dhe Xhensila drejt ndarjes, këngëtarja nis procesin e divorcit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese