Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Xhensila dhe Besi drejt ndarjes? Heqin njëri-tjetrin nga Instagrami

Shkruar nga Newsbomb
Pas më shumë se një dekade së bashku, Xhensila Myrtazaj dhe Bes Kallaku duket se po shkojnë drejt ndarjes. Ndryshe nga herët e tjera, aludimet janë përforcuar për shkak se dyshja nuk e ndjekin më njeri-tjetrin në rrjetet sociale. Këngëtarja nuk ka shumë kohë që u bë nënë për herë të dytë. Ajo në muajin nëntor të 2023 postoi foton e dorës së vogëlushit së bashku me të sajën. “Çfare rrugetimi kemi pasur te dy se bashku ne 9 muaj biri im… Vetem ne te dy ne çdo veshtiresi brenda 1 trupi. Ti i tregove mamit forcen tende, e une mora force vetem nga ti. Qe tani e shikoj madheshtine tende biri im. Misioni me i bukur i jetes sime eshte lumturia jote dhe e motres tende. Lutja ime per Ajken dhe ty eshte t’i keni duart e bashkuara gjithe jeten, te frymezoni zemrat e njerezve si motra dhe vellai me i mire per njeri-tjetrin. Te rritesh i forte ne shpirt biri im, paç vullnetin per te bere gjithçka ne rrugen e Zotit”-shkroi këngëtarja.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

Edhe Bes Kallaku nuk nguroi të bënte një postim emocionues në Instagram për ardhjen në jetë të djalit të tij. “Ashtu si mbyllet fundi i cdo lutjeje me Amen, ashtu u mbyllen dhe ditet e pritjes tende Amen!!! Ashtu qoftë, eshte kuptimi i fjales Amen, ne dakortesi me Zotin per ty, ashtu qofte! Per cdo Haleluja ka nje Amen, per ty Amen ka nje Haleluja! #amen #lavdiZotit @xhensilamyrtezaj’-shkoi aktori. Ishtë pikërisht ky ndryshim i madh në jetën e tyre që sheshoi thashethemet se lidhja mes Xhensilës dhe Besit ishte në krizë. Vlen të theksohet se Xhensila nuk ishte e pranishme në dasmën e Irkenc Hykës, i cili është mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Bes Kallakut. Një tjetër detaj që përforcon dyshimet për “turbulenca” në martesë është kënga e fundit e Xhensilës. Bashkëngjitur videoklipit të publikuar në rrjetet sociale këngëtarja jep sinjale për një etapë të re në jetën e saj. “Fillimi im i ri… Zemer e Helmuar, bëhet e juaja sot në 6pm.. Për gjithë të dashuruarit, për gjithë të zhgënjyerit, për gjithë ata që ëndërrojnë dhe vazhdojnë duan dhe pse helmohen...” shkroi Xhensila në Instagram.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

Çifti kanë një lidhur të gjatë me njëri-tjetrin dhe në vitin 2017 vendosën të kurorëzonin me martesë dashurinë e tyre gjatë një ceremonie VIP.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed