Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz

Xheni Karaj tregon planet për fëmijë me të dashurën: Dhurues mund të jetë Kristi Pinderi

Shkruar nga Newsbomb

Përfaqësuesja e komunitetit LGBT, Xheni Karaj ka rrëfyer gjatë emisionit planet për fëmijë me partneren.

E ftuar sot në një intervistë për emisionin “Ditë e Re”, ajo tregoi se dy vajzat dëshirojnë të bëhen prindër për herë të parë përmes insiminimit artificial.

Xheni theksoi se një mundësi për të qenë dhurues është miku i saj, Kristi Pinderi.

‘Ka mënyra të ndryshme. Nuk është ide e keqe edhe adoptimi sepse ka shumë fëmijë që kanë nevojë për familje dhe dashuri. Ne faktikisht dëshirën e kemi ta bejë ose unë ose Livia ose të dyja me inseminim artificial. Kemi shumë miq të afër që mund të jenë donatorë. Kristi është një nga personat që mund të jetë kandidat e kemi menduar si opsion.

Kjo gjë është në planet tona të afërta, jemi duke e diskutuar. Tani kemi dhe një çift shoqesh që janë duke e provuar insiminimin dhe të shohim si do shkojë me to’, tha Xheni.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll