Hapësire reklamuese

Aktualitet

Xhemal Loka po planifikonte arratisjen, ditën e arrestimit iu gjetën miliona në xhep

Shkruar nga Newsbomb
Xhemal Loka po planifikonte arratisjen, ditën e arrestimit iu gjetën

Të tjera detaje kanë dalë nga dosja hetimore lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditë më parë në Sukth të Durrësit, ku një 41-vjeçare, Bedrie Loka, i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë.

Gazetari Eni Ferhati i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” ka zbuluar se bashkëshorti i viktimës, Xhemal Loka, dyshohet se pas vdekjes së gruas do të arratisej.

Këto dyshime kanë lindur pasi në momentin që ai është ndaluar nga efektivët, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme si fizike ashtu dhe psikologjike mbi bashkëshorten, ka patur me vetë mbi 2 mijë euro dhe 270 mijë lekë shqiptare.

Sipas prokurorisë ka dyshime të arsyeshme se Xhemal Loka do të arratisej, para se të arrestohej pas ngjarjes, pasi ditën që u shoqërua atij ju gjetën me vete një sasi parash prej 2800 eurosh dhe 27 mijë lekë. Sipas prokurorisë disponimi i kësaj shume marrë në kontekstin e ngjarjes së ndodhur ka shtuar dyshimet se ky person po përgatitej të largohej jashtë vendit, për t’ju fshehur procesit hetimor lidhur me këtë ngjarje”, tha ai.

Xhemal Loka u vu në prangat e bluve të Durrësit më 5 janar të 2024. Hetimet e para nxorën në dritë se ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe në më shumë se një rast e ka kërcënuar me vdekje dhe në prani të fëmijëve.

Ndaj tij janë ngritur akuzat për “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve”, ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nuk përjashtohet as pista e vrasjes. Pas arrestimit Loka ka deklaruar se bashkëshortja u vetëvra për shkak se nuk përballoi bullizmin në rrjetin social TikTok.

Ndërkohë, në dëshminë e dhënë ditën e sotme para trupës gjykuese Xhemal Loka ka mohuar akuzat se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij dhe se e ka shtyrë drejt vetëvrasjes.

Por ai ka pranuar se ka pasur zënka në çift si çdo familje, por jo deri në pika ekstreme. Xhemali ka kërkuar masë më të butë nga organet përkatëse, pasi sipas tij ka katër fëmijë në ngarkim.

“Nuk jam dakord me akuzën e prokurorit. Më janë bërë kërcënime nga njerëzit e gruas. Lidhur me Tik-Tokun e kam falur gruan dhe ja kam thënë këtë. Më kanë marrë në telefon anonim në Greqi e më kanë kërcënuar. Nuk e di cili ka qenë. I kam thënë kur të dalësh nga shtëpia merr një nga fëmijët me vehte. Kam pasur debate me gruan si çdo çift, por jo konflikt që ajo të shkonte në masë ekstreme. Si mund ta bëj unë atë veprim kur ajo është nëna e 4 fëmijëve të mi. Vëllai i saj Mahmudi di gjithçka. Nuk di çtë them më. Jam bërë më vra veten. Më jepni një masë më të butë se kam 4 fëmijë në ngarkim”, ka deklaruar Xhemal Loka.

LEXO EDHE: Del VIDEO: Momenti kur Xhemal Loka dhunon 41-vjeçaren, i biri futet t’i ndajë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese