Hapësire reklamuese

Aktualitet

Xhelozia shkak për ngjarja tragjike në Tiranë, çifti ishte konfliktuar “online”, 31-vjeçarja erdhi në Tiranë për t’u sqaruar me të dashurin e saj

Shkruar nga Newsbomb
Xhelozia shkak për ngjarja tragjike në Tiranë, çifti ishte

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua mbrëmjen e djeshme në Tiranë ku 26 -vjeçari Kliton Pira vrau me thikë 31-vjeçaren Jawsackie Jaboah nga Gana, në banesën e marrë me qira në kryeqytet dhe më pas u hodh nga kati i 8-të duke i dhënë fund jetës.

Bëhet me dije se Pira me 31-vjeçaren ishin njohur në rrjetet sociale. 26-vjeçari jeton me familjen prej vitesh në zonën e Laprakës në kryeqytet, ndërsa për disa vite kishte jetuar në Anglin në mënyrë të paligjshme.

Burime për media bëjnë me dije se shkak i ngjarjes së rëndë është bërë xhelozia. Çifti për arsye xhelozie kishin pasur konflikte online, ndërsa 31-vjeçarja ganeze me letra franceze, kishte bërë rrugën e gjatë për të ardhur në Tiranë dhe t’u sqaruar dhe zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre, por që rezultuan fatale për të dy.

Kujtojmë që 31-vjeçarja kishte mbërritur pasditen e djeshme në Tiranë, ku kishte rezervuar dhe një dhomë me qira për tre ditë. Ajo dhe 26-vjeçari janë konfliktuar, ai më pas e ka qëlluar disa herë me thikë.

31-vjeçarja doli nga banesa për të kërkuar ndihmë, ku më pas ka humbur dhe ndjenjat, ndërsa 26-vjeçari u hodh nga kati i 8-të duke i dhënë kështu fund jetës. Ganezja ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra rrugës për në spital.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu