Hapësire reklamuese

Politikë

Xhelal Mziu: Shpresëplotë te votat që nuk janë numëruar akoma, do të triumfojë qeveria Basha

Shkruar nga Newsbomb
Xhelal Mziu: Shpresëplotë te votat që nuk janë numëruar

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, është shprehur i bindur se Partia Demokratike do të arrijë ta kthejë rezultatin e zgjedhjeve.

Ai u shpreh se në fund do të triumfoë qeveria e Lulzim Bashës, ndërsa i bëri thirrje Ramës që të mos përdorë instrumenta kriminalë për të fituar zgjedhjet.

“Ka tentuar për të ndryshuar votën dhe ia ka arritur në qarkun e Dibrës. Me klimën që u krijua në këto 3 muaj beteje, duke shkuar në çdo qytet dhe çdo shtëpi, ishim të gatshëm ta rrëzonim këtë qeveri krimi, por jeni dëshmitarë që ata u hodhën në ofensivë për blerje votash me çdo instrument kriminal. Shpresoj që në këto pak orë që kanë mbetur, të trokasë shpresa kudo. Të trokasë fitorja në shtëpitë e çdo shqiptari sepse është vërtetë e parpanueshme të kemi këtë qeveri. Ngelemi shpresëplotë te votat që nuk janë numëruar akoma. Duhet të iki kryeministri. Besoj që do të gjendet një zgjidhje pasi jam i bindur se votat e qytetarëve do të jenë në kuti dhe do të triumfojë numri 9. Do të triumfojë qeveria Basha që ka një platformë shpresëdhënëse. Nuk e di nëse i ka mbetur pak moral këtij kryeministri se nukë shtë vetëm pëi bëri thirrje Ramës rdorimi i parasë, por duhet të mos përdorë të tilla instrumenta por do të ishte në nderin e tij t’i hapë rrugë që Shqipëria të mos shkojë drejt Serbisë por drejt BE”, tha Mziu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu