Hapësire reklamuese

Politikë

Xhelal Mziu: Më shumë se 30-40% e socialistëve duan që Basha të jetë në krye të vendit, rezultati i 25 prillit tregoi rritje për PD-në

Shkruar nga Newsbomb
Xhelal Mziu: Më shumë se 30-40% e socialistëve duan që Basha

Ditën e sotme zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Dmeokratike, kun ë garë përballë Lulzim Bashës janë Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Xhelal Mziu, në një prononcim për Report Tv tha tha se në tre degë të qarkut Dibër ka pjesëmarrje masive të votuesve. Ai foli edhe për kryedemokratin Basha, për të cilin tha se e duan edhe 30-40% e socialistëve që ai të jetë në krye të vendit.

Sipas tij, zgjehdjet e 25 prillit treguan rritje për Partinë Demokratike.

“Gjithë demokratët të vazhdojnë betejën për rrëzimin e kësaj të keqje. Në tre degë të qarkut të Dibrës ka një pjesëmarrje masive. Basha nuk ka nevojë të mbështetje nga unë, ka profilin e tij politik që më shumë se 30-40 % e socialistëve kërkojnë që Basha të ishte në krye të vendit. Dy nga tre këto kandidatë do të votojnë Bashën. Ka një angazhim maksimal për ta mbyllur këto procese shumë shpejt, dhe për të rrezuar këtë të keqe. Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, tregoi rritje progresive të PD-së”, tha Mziu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll