Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, është i pari që ka uruar Lulzim Bashën për fitoren në zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së.
Ai thotë se fitorja e Bashës ishte spektakolare, ndërsa thekson se demokratët e qarkut të dibrës kanë votuar masivisht kryedemokratin me mbi 95% të votave.
Sipas tij, demokratët besojnë te platforma Basha dhe janë të gatshëm ta rrëzojnë të keqen që ka kapluar Shqipërinë.
“Fitore spektakolare e Kryetarit Basha, në Dibër mbi 98% e demokratëve Dibranë besojnë tek lidershipi i Tij.
Në rangë qarku Dibër, Basha merr mbi 95% të votave.
Falenderoj përzemërsisht të gjithë demokratët e qarkut Dibër
Fiton bindshëm në rang vendi, demokratët e Shqipërisë besojnë tek platforma Basha, dhe janë të gatshëm që ta rrëzojnë këtë të keqe që ka kapluar Shqipërinë.
Me liderin Basha, Shqipëria në Bashkimin Evropian shumë shpejt”, shkruan Mziu.