
Grimieri i njohur shqiptar, Mario Dedivanovic i është bashkuar iniciativës për të ndihmuar stafin mjekësor në New York.
Grimieri me prejardhje nga Mali i Zi me ane të disa postimeve në Instagram ka bërë me dije se së bashkë me disa miq kanë dhuruar maska në spitalet në New York.
Grimieri i njohur duket se e ka marrë kërë iniciativë pasi xhaxhai i tij ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.
"Dita 34. Asgjë nuk mund të shprehë vërtet mirënjohjen time për heronjtë në vijën e parë, të cilat janë duke punuar pa u lodhur për të trajtuar pacientët dhe për të mbajtur të sigurtë qytetarët e New Yorkut. Doja të kontribuoja në një farë mënyre së bashku me miqt e mi. Sot ne dhuruam qindra maska për një spital në Bronx që është duke u kujdesur shumë për xhaxhain tim pasi u diagnostikua me COVID-19. Ne gjithashtu dhuruam maska për fytyrën në dy spitale të tjera,”- shkroi Dedivanovic.