Hapësire reklamuese

Aktualitet

Xhaxhai i Arjanit prek me fjalët: I humba shpresat kur dëgjova shpërthime. Doja trupin, se çfarë do çonim në shtëpi?! E lamë për kafe, por s’e pimë kurrë

Shkruar nga Newsbomb
Xhaxhai i Arjanit prek me fjalët: I humba shpresat kur dëgjova

Naim Sala, xhaxhai i Arjan Salës që ndërroi jetë disa ditë më parë për shkak të një zjarri të madh që ra në magazinën e “Casa Italia” ka prekur me fjalët e tij për nipin e ndjerë.

Në “Opinion” Naim Sala tha se në fillim kishte shpresë, por kur kaloi shumë kohë dhe dëgjoi shpërthime, i humbi shpresat dhe vetëm lutej që të merrte trupin e nipit të tij.

Ai tregoi se pak ditë më parë e kishin lënë që të pinin kafe, por kjo kafe nuk u pi kurrë.

Pyetje: Si e mësuat lajmin?

Naim Sala: Isha në shtëpi nga ora 15:30 dhe më mori nipi tjetër në telefon dhe më tha më jep numrin tjetër të Arjanit se s’po më përgjigjet. I thashë s’kam numër të dytë, të jap atë të babait. Lëre thotë se u nisa te “Casa Italia”. I pari kishte vajtur nipi tjetër mora të atin i thashë gjeni numrin e telefonit të Arjanit dhe i ka rënë zjarr te puna. Vrapon babai i tij marr unë makinën arritëm atje. Aty afër pamë një zjarrfikës me 4-5 persona dhe po mundoheshin të shuanin zjarrin, çava kordonin e policisë u afrova. Ishte tmerr i paparë. Kemi qedruar gjer pambrëmë. Të them të drejtën që njeri thoshte ka dhoma sigurie ka shumë rafte mund të jetë futur aty, sipërfaqa ishte e madhe, mendova që se Arjani duke qendruar për shumë vite në kompani të ndryshme mendova se do ketë mundur të jetë të futej diku se ato thooshin në moment që të bie të fikët për disa orë mund të shpëtohet jeta. Ndërsa nëse asfiksohesh s’ke shanse. Nga ora 2 mbasi mora informacion nëpër katin nëndhe i hoqa shpresat se mora vesh që s’kishte dhoma të tilla ishin vetëm rafte me rroba dhe materiale sintetikë. Humba shanset dhe kur dëgjova shpërthime që nuk e dija nga vinin shpresat që nipin ta marr gjallë i hoqa. Kur kaloi dhe nata dhe zjarri nuk u fik, mbaroi puna. Kaloi nata erdhi dita nesërme, prisja ndonjë përforcim me logjistikë ndryshe. Kërkova nga zjarfikësit që të paktën të kishin ndonjë aparaturë që të hapej tymi për të parë ku mund të ishte djali. Nuk ulej tymi. I lutesha vetëm zotit që të paktën mos të humbja trupin e çunit. Se çfarë do dëergonim në shtëpi te prindërit e Arjanit.

Pyetje: Pengu më i madh që të mbeti?

Naim Sala: Tani, nuk di si ta them, që të kesh djalin me një distancë 4 minuta nga puna dhe puna s’ishte shumë e rrezikshme, dhe të vdesësh nga diçka qke besim që nuk vdes kurrë ishte e çuditshme. Kur shkoja aty ndihesha i ngrohtë se kisha Arjanin aty çdo roje më dukej Arjan. Bënim muhabet, ca ditë më parë më tha ke humb fare xhaxha, hajd pim nanji kafe dhe kjo kafe nuk u mundësua kurrë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu