Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Xhaxhai i Aleks Nikës takon kreun e SPAK: Nuk kemi besim te Prokuroria e Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
Xhaxhai i Aleks Nikës takon kreun e SPAK: Nuk kemi besim te Prokuroria e

Mark Nika, xhaxhai i protesutesit të vrarë gjatë protestës së 21 janarit, Aleks Nikës, është takuar ditën e sotme me kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin.

Në një prononcim për mediat Nika ka zbardhur takimin me Dumanin ku tregon se i ka kërkuar që dosja të hetohet nga SPAK pasi nuk kanë besim te Prokuroria e Tiranës.

"SPAK i ka mundësitë. Ne kerkojmë që dosja të hetohet nga SPAK. Nuk kemi besim te Prokuroria e Tiranës", mësohet ti ketë thënë Mark Nika, kreut të SPAK, Altin Dumanit, i cili është shprekur se do të respektohen të gjitha procedurat ligjore në lidhje me rastin.

Takimi i Mark Nikës me kreun e SPAK ka ardhur pas publikimit të provave të reja lidhur me çështjen e 21 janarit.

Ishte gazetari Artan Hoxha i cili 11 vite pas ngjarjes së 21 janarit publikoi audiopërgjimet ku tregonin se Garda kishte marrë urdhër të hapte zjarr edhe pse me plumba të vërtetë. Artan Hoxha, autor i publikimit të këtyre përgjimeve për herë të parë, identifikoi identitetin e çdo personi që dëgjohet në audio.

Ndërkohë, ditën e djeshme gazetari Hoxha u mor në pyetje në Policinë e Tiranës lidhur me audio-përgjimet.

Hoxha theksoi se kjo çështje duhet të hetohet nga SPAK dhe duhet të merren në pyetje nivelet më të larta të shtetit të asoj kohe dhe të kohës tani.

Ndërsa, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dorëzoi ditën e djeshme kallëzoi në SPAK ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha si dhe Ndrea Prendin, ish-kreun e Gardës që dyshohet se dha urdhër për ekzekutimin e katër qytetarëve në protestën e 21 Janarit 2011.

Ministri Manja i ka cilësuar vrasjet si shtetërore dhe ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi para ligjit.

Sa i përket këtyre akuzave, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se përgjimet që e implikojnë atë në ngjarjen e rëndë të 21 janarit janë “manipulimet dhe falsifikimet” e ish drejtorit të Policisë, Ardi Veliut, Hoxha tha se kreu i PD është i shqetësuar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll