Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
94 %
2.1kmh
0 %
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
23 °
Mër
22 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Xhaxhai i Aleks Nikës akuzon socialistët: Kanë faj, bënë kryetar bashkie gardistin vrasës

Lajme të ngjashëm

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, i vrarë në 21 janar, tha në emisionin Review në Euronews Albania, se krerët e Gardës kanë marrë urdhër nga Berisha e Basha për veprimet në 21 janar.

Nika u shpreh se Berisha jo vetëm e mbrojti, por madje e shpërbleu gardën. Faj sipas tij, ka edhe PS që bëri kryetar bashkie një nga gardistët e grupit të zjarrit në 21 janar.

“Le të thoshin Aleksin e vramë se bëri këtë faj, po vrasin dhe fshihen. Berisha e mbrojti gardën dhe e shpërbleu madje. Këtu gaboi edhe PS, se një nga gardistët e bëri kryetar bashkie.

Nuk duhet t’i kishin bërë ato dhe ato duhet t’i korrigjojë vetë PS lëshimet që ka bërë duke shtruar rrugën që gardistët dhe vetë  policia, që i ka fshirë provat, dhe sot janë ngritur në përgjegjësi”, tha Nika.


Më shumë