
Një shtëpi për rritjen e kanabisit u zbulua në Cardiff nga policia, e cila përmbante më shumë se 90 bimë me vlerë deri në 35,000 paund. Një i ri shqiptar është arrestuar në pronë, pasi pretendoi se ai ishte i detyruar të kujdesej për bimët sepse familja e tij ishte kërcënuar.
Florin Hoti, 22 vjeç, u ndalua pasi oficerët e një ekipi të krimit të organizuar bastisën një shtëpi në rrugën Treharris, Roath, më 20 maj. Pas mbërritjes, ata ishin në gjendje të ndjenin erën e kanabisit.
Një seancë dëgjimore në gjykatën e Cardiff Crown të premten dëgjoi se oficerët detyruan të hynin në shtëpi dhe panë dritat fluoreshente. Ata panë të pandehurin i cili u përpoq të ikte përmes një dritareje në katin e sipërm. Florin Hoti vrapoi nëpër shtëpinë e një fqinji, ndërsa oficerët e qëlluan një taser elektrik dhe arritën ta ndalonin.
Shtëpia u kontrollua dhe u zbuluan gjithsej 93 bimë kanabis, me një rendiment potencial prej 1.146 kg. Është vlerësuar se vlera me shumicë e këtyre barnave është midis 8,000 dhe 38,400 paund. Oficerët bësojnë se kishte pasur një korrje të mëparshme në këtë shtëpi.
Shqiptari ka pretenduar në gjykatë se kishte qenë vetëm në Cardiff, por më vonë u zbulua se ai kishte qenë në adresën ku u gjet shtëpia e barit që në janar. I pandehuri më vonë u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit.
Avokatja Clare Wilks tha se klienti i saj ishte nga Shqipëria dhe ishte "shfrytëzuar" nga xhaxhai, i cili e detyroi të punonte me orë të gjata punë krahu në kushte të këqija. Ajo tha se i pandehuri erdhi në Mbretërinë e Bashkuar për një "jetë më të mirë", por hyri në borxh me 3000 paund pasi u përfshi në një aksident me makinë.
Për të shlyer borxhin, 22 vjeçari ka thënë se është detyruar të kujdesej për bimët e kanabisit. Florin Hoti u dënua me 20 muaj burg, ndërsa gjykatësi është shprehur se është çështje e autoriteteve britanike, nëse shqiptari do të depërtohet apo do vuajë dënimin në Angli.