Hapësire reklamuese

Aktualitet

Xhaxhai dhe nipi rrihet me sende të forta, policia arreston 5 persona në Fier

Shkruar nga Newsbomb
Xhaxhai dhe nipi rrihet me sende të forta, policia arreston 5 persona

Policia ka arrestuar 5 persona në Fier, për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të policisë, tre prej tyre janë arrestuar për dhunë në familje dhe 2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

2 nga personat e arrestuar për dhunë në familje janë shtetasit me inicialet Q.XH., 50 vjeç, dhe F.Xh., 24 vjeç., të cilët u goditën me sende të forta pas një sherri me njëri-tjetrin.

Njoftimi i plotë:

DVP Fier

Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, 3 prej tyre për veprën penale “Dhunë në familje” dhe 2 të tjerë pasi drejtonin automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 46 vjeç, banues në Fier pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases K. M., 43 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan shtetasit Q. Xh., 50 vjeç dhe F. Xh., 24 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme (xhaxha dhe nip), pasi për motive pronësie janë goditur me sende të forta me njëri tjetrin.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.Y., 30 vjeç, banues në Varibob, Fier dhe V. Ç., 44 vjeç, banues në Fier pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar përkatësisht automjetet tip “Benz” dhe “Mitsubishi” në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale,” njoftoi Policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu