Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Xhamia e Et’hem Beut ka pësuar çarje? Veliaj publikon foton dhe ironizon PD: Ishte mastiç, por po kriset një parti në 5 copa që mundohet të panikosë besimtarët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

814da3e494a477172d766db024013bb5

Ditën e sotme në rrjetet sociale qarkulloi një foto e minares së Xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, ku thuhej se ajo kishte pësuar çarje.

Por ajo që dukej si çarje e minares ka qenë vetëm një lëndë ngjitëse (mastiç), e cila është apstruar nga restauratorët e xhamisë.

Lajmi u përgënjeshtrua edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili publikoi edhe foto që tregojnë se objekti i kultit është në gjendje të shkëlqyer.

“Silikoni i vendosur mes çatisë provizore per punimet e restaurimit dhe minares se xhamise eshte pastruar ne pak minuta. As ka krisje, as ka shembje. Ketu po kriset nje parti ne 5 copa qe mundohet te panikose besimtaret me mastik, dhe po shembet një rrjet portalesh gjobash! TURP”, shkruan Veliaj.

Screenshot_6_copy.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img