Tirana
few clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
1.5kmh
20 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Xhaka dhe Shaqiri festuan golat me shenjën e shqiponjës, reagon Vuçiç

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic ka reaguar për ndeshjen e mbrëmshme midis Zvicrës dhe Serbisë, ku u bënë dy golat historike të kosovarëve, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri të cilët gjithashtu bënë shqiponjën me duar.

 

Vuçic është shprehur i trishtuar me humbjen e përfaqësueses së Serbisë në Botëror, derisa ka thënë se serbët nuk kanë ofenduar askënd, ashtu siç, sipas tij, bënë shqiptarët.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë pas ndeshjes së mbrëmshme me Zvicrën se provokimi i futbollistëve shqiptarë, Xhaka dhe Shaqiri, nuk duhet ta demotivojë Serbinë.

“Kombi ynë është i bashkuar, i bashkuar edhe në trishtim dhe vështirësi, por ne nuk e fyem askënd, sepse e duam vendin tonë dhe nuk e urrejmë askënd. Ne do të mbështesim lojtarët tanë, ne besojmë në fitore në ndeshjen e ardhshme. Dhe, nëse nuk fitojmë, do të vazhdojmë ta duam ekipin tonë”, ka thënë presidenti Vuçic për gazetën serbe Kurir.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img