Hapësire reklamuese

Politikë

Xhaferaj-Manjas: Për Komisionet Hetimore na mbështetën dhe ndërkombëtarët

Shkruar nga Newsbomb
Xhaferaj-Manjas: Për Komisionet Hetimore na mbështetën dhe

Deputeti i PD Ferdinand Xhaferaj ka debatuar ashpër me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja në lidhje me kërkesat e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore.

Xhaferaj tha se opozita nuk miraton kërkesat e opozitës për komisionet, se ndryshe sipas tij do të “çmontoheshin” skandale. Ai ndër të tjera tha se për çështjen e Komisioneve opozita ka marrë mbështetje edhe nga ndërkombëtarët.

“Unë e kuptoj pozitën e vështirë të ministrit. Brenda gardhit të maxhorancës ndodhin vetëm skandale. Një nga arsye pse nuk janë miratuar, se lidheshin me çmontim skandalesh. Që nga koha që Berisha u shpall non grata opozita ishte e ngrirë në marrëdhënie me ndërkombëtarët, por këtë herë përmenden në favor. Të vrasësh transparencën është skandaloze.

Ne bëmë kërkesën për komisione hetimore, këta thanë do ndryshojmë ligjin. Edhe në grupin e PD, e kam thënë dhe rithem, ne ta bëjmë kërkesën, pro ministri nuk mund të thotë që çështja e portit të Durrësit nuk është çështje që nuk duhet të kundërshtohet. Në mënyrë të padiskutueshme, mund të ndryshohet objekti po këta i rrëzuan në bllok, por megjithëse ne ishin në raport të vështirë ndërkombëtar, është i rasti i parë që faktori ndërkombëtar mbështet opozitën. Këta duan të hetojnë vetëm çfarë duan këta”, tha Xhaferaj ndër të tjera për "Top Story" në "Top Channel".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese