Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Xhafaj shigjeton drejtësinë: Nuk mund të gjeni viktimën e radhës te biznesi

Shkruar nga Newsbomb
Xhafaj shigjeton drejtësinë: Nuk mund të gjeni viktimën e
"Biznesi nuk mund të jetë “viktima” e rradhës për disa gjyqtarë e prokurorë, por partner i rëndësishëm për drejtësinë dhe shërbimet e saj. Koha ti analizojmë e shohim me përparësi marrëdhëniet drejtësi – komunitete biznesi." Ky është mesazhi që deputeti dhe ish-ministri Fatmir Xhafaj ka dhënë nga Gjermania për organet e drejtësisë në Shqipëri. Teksa prezantonte reformën në drejtësi mes kolegëve të Bundestagut, përfaqësuesve të Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Zhvillimit Ekonomik, me komunitetin e biznesit Gjermani-Shqipëri dhe të shoqërisë civile, Xhafaj ka dhënë një mesazh të qartë për institucionet e drejtësisë. "Reforma - ende në proces zbatimi për ngritjen dhe konsolidimin e institucioneve të reja të saj", është shprehur Xhafaj, duke theksuar se "Biznesi nuk mund të jetë “viktima” e rradhës për disa gjyqtarë e prokurorë, por partner i rëndësishëm për drejtësinë dhe shërbimet e saj". Lexo edhe: Rama “shkrin” akujt me Fatmir Xhafaj, e çon në Gjermani për reformën në drejtësi I cilësuar edhe si “babai i reformës në drejtësi” pasi njeh në detaje organizimin dhe funksionimin e strukturave të reja të saj, politikani socialist thotë se ky realitet tashmë i prekshëm nga të gjithë nuk duhet të përdoret nga magjistratët të cilët janë në sistem për të shënjestruar biznesin. "Reforma - ende në proces zbatimi për ngritjen & konsolidimin e inst/ të reja të saj. Megjithë arritjet mbeten ende sfida të rëndësishme për të adresuar, lidhur me shpejtësinë & cilësinë e gjykimit, forcimin e transparencës & integritetit, veçanërisht në gjykatat administrative", vijon Fatmir Xhafaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese