Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Xhafaj pret ministrin britanik të Sigurisë, 3 oficerë të policisë britanike së shpejti në Shqipëri

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj priti sot ministrin e Shtetit për Sigurinë në Britaninë e Madhe, Ben Wallace.

Dy ministrat diskutuan mbi gjetjen e mundësive dhe pikave të përbashkëta të interesit, për thellimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar.

Ministri Xhafaj i parashtroi Wallace, prioritetet e detyrës së tij, duke u ndalur tek lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, krimit të organizuar e grupeve kriminale, si dhe në promovimin e integritetit të punonjësit të shtetit përmes shtrirjes së procesit të Vetting-ut edhe në rradhët e Policisë së Shtetit.

Në fokus të takimit, mbajtur në zyrën e ministrit të Brendshëm, ishin çështjet që prekin sigurinë në të dy vendet.

Ministri Wallace e konsideroi bashkëpunimin dhe partneritetin me palën shqiptare, ndër më të suksesshmet.

Palët u dakordësuan për ardhjen në Shqipëri të 3 oficerëve të Policisë britanike në mënyrë të përhershme, për të rritur shkëmbimin dhe cilësinë e informacionit, të kapaciteteve inovative që ka në përdorim policia, si edhe trajnime për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Me kërkesë të ministrit Xhafaj, pala britanike u shpreh e gatshme për të ofruar asistencë për Akademinë e Sigurisë.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img