Hapësire reklamuese

Politikë

Xhafaj për debatet në Kuvend: E keni kthyer në retorikë të turpshme, dëmtoni imazhin e vendit

Shkruar nga Newsbomb
Xhafaj për debatet në Kuvend: E keni kthyer në retorikë

Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj ka komentuar në Kuvend gjuhën e përdorur gjatë seancën plenare dje, por edhe sot.

Xhafaj tha se fryma normale e debatit është zëvendësuar nga konflikti i ashpër politik i ndërtuar mbi batutën fyese, shprehjet përçmuese dhe jo rrallë ordinere.

Ai u shpreh se ndër të tjera kjo retorikë , bën dëm edhe në imazhin e jashtë vendit.

“Fryma e debatit normal, konsensusit politik dhe etikës politike, tashmë është zëvendësuar nga konflikti i ashpër politik i ndërtuar mbi batutën fyese, shprehjet përçmuese dhe jo rrallë ordinere, retorikën e ashpër, gjuhën e baltës dhe shpifjen. Dëshpërimisht kjo lloj qasje e gabuar është shndërruar në normalitet dhe instrument i të ashtuquajturës luftë politike. Kjo sallë dhe çfarë ndodh këtu është arsyeja kryesore përse ka shifra kaq të larta negativiteti në sondazhet e barometrave të ndryshëm që na ndëshkojnë fort.

Por edhe pse ka kaq shumë pesimizëm jashtë saj, veçanërisht te të rinjtë që vazhdojnë të largohen nga vendi. Kjo retorikë e turpshme, ca më keq, ka dalë edhe jashtë kësaj salle në gjuhë të huaja, në mediat e botës. Dëm më të madh nuk mund ti bëhet imazhit të vendit”, tha Xhafaj.

Kujtojmë që ditën e djeshme kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer deputetët e opozitës, duke i qujatur “gjel deti, badel, të paftyrë e fe, etj”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu