Hapësire reklamuese

Politikë

Xhafaj në Londër, ZBARDHET takimi me zyrtarët e lartë

Shkruar nga Newsbomb

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj gjatë qëndrimit në Londër, ku mori pjesë në takimin e Ministrave të Brendshëm në Samitin e Ballkanit Perëndimor, u takua me Ministrin për Sigurinë dhe Krimin Ekonomik të Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallance, Ministrin e Shtetit për Policinë dhe Drejtësinë Kriminale Nick Hurd dhe Sekretarin e Shtetit britanik për Çështjet e Brendshme, Sajid Javid.

Ministri Xhafaj njohu ministrat me prioritetet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, si dhe me progresin e bërë në luftën kundër krimit të organizuar.

Duke u ndalur te operacioni “Forca e Ligjit”, Ministri Xhafaj informoi bashkëbiseduesit lidhur me bashkëpunimin shumë të mirë që është ndërtuar aktualisht ndërmjet policive të dy vendeve, e konkretizuar kjo në një shkëmbim intensiv informacioni, si dhe në hetime të përbashkëta.

Të dy palët ranë dakort të intensifikojnë më tej kontaktet për të dakordësuar një axhendë bashkëpunimi në nivel institucional dhe operacional. Ministri i Brendshëm zhvilloi, gjithashtu, një takim me Sekretarin e Shtetit britanik për Çështjet e Brendshme, Sajid Javid.

Ky i fundit vlerësoi si tepër të frytshëm bashkëpunimin me Policinë shqiptare dhe u shpreh i gatshëm për ta thelluar më tej atë. Ai veçoi bashkëpunimin për çështjet e sigurisë me Shqipërinë, duke theksuar se ky është një element kyç për ndërtimin e shoqërive më të sigurta. Javid iu përgjigj pozitivish ftesës së Ministrit Xhafaj për një vizitë zyrtare në Tiranë..

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll