Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
6.2kmh
0 %
Mar
19 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Xhafaj në fund të listës dhe Bushati i lënë jashtë, Rama debat me gazetaren dhe e paralajmëron: U ndalohet hyrja atyre që thyejn etikë, por nuk është në praktikën time

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4a3cd1b89b9d9166935b0ed4182394c0

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët për kandidatët e lënë jashtë listave.

Ndërsa u pyet për emrat e njohur të PS-së, si Fatmir Xhafaj i cili është vendos në fund të listave apo Ditmir Bushati që është lënë jashtë listave, kryeministri pati edhe një irritim duke mos pranuar të përgjigjej.

Rama u revoltua me gazetaren pasi kjo e fundit po ndërhynte. Ai tha se gazetarët janë për të bërë pyetje, ndërsa ai përgjigjet.

Rama është shprehur se ka një praktikë ndërkombëtarë që nga Shtëpia e Bardhë dhe në të gjitha selitë ku bëhen konferenca shtypi, ndalimi i hyrjes në konferencë i gazetarëve që nuk respektojnë rregullat dhe që shkelin etikën e aktivitetit

Pjesë nga debati:

Gazetarja:Ajo që ka rënë më shumë në sy është largimi i ish-ministrave dhe figurave të vjetra të kësaj partie. Ju keni folur gjatë kësaj fushate se çfarë lufte ka bërë PS për Reformat në Drejtësi, por keni lënë në fund të listave atë që ka punuar më shumë që ishte Fatmir Xhafaj, keni folur për liftën që ka bërë PS për luftën për hapjen e negociatave dhe keni lënë jashtë atë që e keni quajtur si ministrin e Jashtëm Ditmir Bushatin , por nga ana tjetër e keni lënë jashtë listës pas kritikave që ai ka bërë ndaj jush për përfshirje të elementeve kriminale në Shkodër edhe pas një ftohje që pastri mes jush për kufitë e Kosovës dhe Serbisë. Pse i keni përjashtuar ju doni njerëz që vetëm tju biden dhe mos ju kundërshtojnë

Rama: Të mbarojmë me të parën…Për faktin se është shqetësuar Syri

Gazetarja: Janë shqetësuar të gjithë…

Rama: Është praktikë ndërkombëtarë që nga Shtëpia e Bardhë dhe në të gjitha selitë ku bëhen konferenca shtypi, ndalimi i hyrjes në konferencë i gazetarëve që nuk respektojnë rregullat dhe që shkelin etikën e aktivitetit. Nuk hyn tek praktika ime që ta bëj këtë, por mos shkel rregullat. Një gjë nuk e negociojmë dot bashkë. Gazetarët nuk janë këtu për të debatuar mbi përgjigjen. Gazetarët pyesin. Nuk e negociojmë dot bashkë këtë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img