Hapësire reklamuese

Politikë

Xhafaj mbërrin në këmbë te ministria, i kthehet gazetares: S’e keni parë komunikatën?!

Shkruar nga Newsbomb

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka mbërritur në ambientet e ministrisë së Brendshme.

Xhafaj ka ecur në këmbë si për të dhënë kështu mesazhin që gjithçka është nën kontroll. I pyetur nga gazetarja Klodiana Lala për masat e protestës Xhafaj është përgjigjur prerë:

“S’e keni parë komunikatën?! Skam asgjë për të shtuar”.

Ditën e djeshme ministria e Brendshme njoftoi se janë marrë të gjitha masat, ndihmuar edhe nga monitorues të huaj për të grantuar siguri gjatë protestës së opozitës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.