Hapësire reklamuese

Politikë

Xhafaj kritika institucioneve të drejtësisë: Nuk i keni arritur pritshmëritë për llogaridhënie, keni rroga si asnjëherë në këto 30 vite

Shkruar nga Newsbomb
Xhafaj kritika institucioneve të drejtësisë: Nuk i keni arritur

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka kritikuar sot instituionet në sistemin e drejtësisë, teksa ka folur në Komisionin e Ligjeve.  

Ai u shpreh se ka disa institucione të drejtësisë së re që nuk kanë arritur pritshmëritë e publikut për llogaridhënie e transparencë, duke përmendur edhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

“Mendoj që është një seancë dëgjimore shumë e rëndësishme kjo e sotmja për shkak se këtu janë përfaqësuesit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Do mjaftonte kaq për ta bërë peshë të rëndë këtë diskutim. Reforma ka hyrë në një proces delikat të zbatimit të saj. Nga zbatimi i saj varen shumë gjëra në këtë vend. Drejtësi e re do të thotë kushtetutë dhe ligje të reja. Përgjegjshmëri, llogaridhënie, transparencë që i kanë munguar sistemin.

Të gjithë shpresojnë që drejtësia e re ta bëjë këtë gjë. Disa prej këtyre institucioneve kryesisht KLP nuk e ka arritur. Nuk ndihem mirë që e artikuloj sot këtë gjë. Por dua të jem i drejtë. Nuk kam më arsye ta mbaj koston përpara publikut. Nuk ka pse ta mbajë shoqëria këtë gjë. Do e mbani ju”, tha Xhafaj.

Ndër të tjera ish-ministri deklaroi se anëtarët e këtij këshilli janë anëtarë me kohë të plotë dhe paguhen si asnjëherë më
parë në këto 30 vite.

“Këshilli është institucion kyç. Janë anëtarë me kohë të plotë. Paguheni si asnjëherë në këto 30 vite. 3 mijë çështje në një vit. Të gjitha këto janë paratë e shqiptarëve, Ne thjesht bëjmë shpërndarjen. Ata kanë të drejtën të na kërkojnë llogari. Duhet t’ju kërkojnë ju llogari përmes nesh. Balla që është këtu nuk është anëtar i thjesht”, u shpreh Fatmir Xhafaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll