Xhafaj jep lajmin ‘Live’: Janë arrestuar autorët e plagosjes së trajnerit të Vllaznisë (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:43 27-02-2018 Xhafaj jep lajmin ‘Live’: Janë arrestuar autorët e plagosjes së trajnerit të Vllaznisë (EMRAT)

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka njoftuar se janë arrestuar autorët e sulmit me thikë ndaj trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka.

Gjatë një interviste në emisioni “Përballë” Xhafaj ka thënë se është njoftuar për arrestimin të personave që sulmuan Gjokën teksa po dilte nga stërvitja e ekipit shkodran.

“Policia dhe prokuroria sapo u njoftova, kanë arrestuar autorët e plagosjes dhe sulmit të trajnerit të ekipit të 'Vllaznisë' në Shkodër”, u shpreh Xhafaj.

Sakaq, policia ka dhënë detajet. 

Njoftimi i plotë i policisë:

Shkodër, zbardhet dhe dokumentohet autorësia e sulmit dhe goditjes së trajnerit të "Vllaznisë", Ernest Gjoka.

Arrestohen 2 autorët e ngjarjes Sot, strukturat e Drejtorisë Vendore dhe Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, falë një pune intensive hetimore dhe të pandërprerë, identifikuan dhe arrestuan shtetasit:

• Nehat Fojleta, 19 vjeç, banues në Shkodër

• Sehar Xhenje, 21 vjeç, banues në Shkodër Arrestimi i tyre u bë pasi më 22 shkurt 2018, rreth orës 17:00, në afërsi të fushës sportive, shtetasi Nehat Fojleta është afruar duke kanosur dhe goditur trajnerin e ekipit të futbollit "Vllaznia".

Më pas ai është larguar me mjetin tip "Benz" me targa AA 282 KR. Drejtues mjeti ka qenë shtetasi Sehar Xhenje i cili ka ndihmuar të largohen nga vendi i ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti që shërbeu për largimin e autorit të dyshuar pas sulmit.

 Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, po punohet intensivisht për zbardhjen e motiveve dhe qëllimit të kësaj ngjarjeje Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndahet nga jeta ish deputetja e Partisë Demokratike (Foto)
Pas dëborës, surprizon moti në Tiranë: Parashikimi për nesër »
Article Logic
Execution time: 0.012265205383301
array(1) { ["section"]=> string(90) "xhafaj-jep-lajmin-live-jane-arrestuar-autoret-e-plagosjes-se-trajnerit-te-vllaznise-111692" }