Xhafaj flet hapur për akuzat ndaj vëllait të tij, i përgjigjet Bashës: Integritetin tim moral s’e ndaj me askënd

Publikuar tek: politike, më 22:36 19-01-2018 Xhafaj flet hapur për akuzat ndaj vëllait të tij, i përgjigjet Bashës: Integritetin tim moral s’e ndaj me askënd

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i është përgjigjur akzuave të kreut të PD-së, Lulzim Basha, lidhur me vëllain e tij se “është trafikant droge”, duke i sugjeruar të bëhet “më serioz” dhe të mos bëjë akuza të motivuara politikisht.

Megjithatë Xhafaj, në një intervistë në emisionin “Kapital”, ka deklaruar se kush ka fakte apo prova konkrete mund t’i adresojë “për t’i dhënë gjithkujt përgjegjësinë përkatëse”.

“Unë nuk e ndaj punën time të përditshme, integritetin tim moral dhe angazhimin tim me askënd tjetër”, është shprehur Xhafaj.

Pyetje: Opozita edhe këto ditë nuk ka hequr dorë nga akuzat, para dy ditësh, kryetari i PD Basha përsëriti në një takim me militantët, përsëri ka thënë, Rama Fatmir Xhafa, këta ende zëvendësojnë klanin e Habilajt me klanin e Agron Xhafajt?

Fatmir Xhafaj:

Z.Basha duhet të përpiqet të bëhet serioz në atë funksion të rëndësishëm që ka marrë përsipër të bëjë. E pashë... dhe ajo që duhet të bënte një ligjvënës, një qytetar, nëse ka fakte, prova, cilatdo qofshin ato, t’i adresojë për t’i dhënë gjithkujt përgjegjësinë përkatëse. Natyrisht akuza të tilla janë tërësisht të motivuara politikisht dhe kanë vetëm një qëllim; të cënojnë emrin, figurën dhe atë çka unë bëj përditë, por që është një gjë që nuk ka asnjë ndikim në jetën dhe në punën time të përditshme. Natyrisht, të artikuluara pikërisht edhe nga z.Basha, janë një arsye më shumë për të mos i kushtuar vëmendje edhe për disa arsye.

Dhe me thënë të drejtën unë jam ndër të paktët zyrtarë dhe ligjvënës në atë parlament që nuk kam munguar në asnjë rast t'i përgjigjem kur ka pasur, dhe aq pak sa ka pasur akuzave ndaj emrit tim dhe punës sime. Por unë nuk kërkoj ta ndaj dhe nuk e ndaj atë çfarë bëj çdo ditë dhe integritetin tim moral, përkushtimin tim dhe angazhimin tim ndaj punës, me askënd tjetër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplasja Rama-Xhafaj për Haki Çakon, ministri DEKLARON se kërkoi SHKARKIMIN e tij, Rama e liroi
Xhafaj shpjegon detajin e rëndësishëm pas vettingut në polici: Çdo qytetar do ta dijë... »
Article Logic
Execution time: 0.011833906173706
array(1) { ["section"]=> string(117) "xhafaj-flet-hapur-per-akuzat-ndaj-vellait-te-tij-i-pergjigjet-bashes-integritetin-tim-moral-s-e-ndaj-me-askend-107219" }