Hapësire reklamuese

Politikë

Xhafaj bllokon komisionet, kërcënon Spaho: Do ushtrojmë presion; Braçe: Për të qeshur (REPLIKAT)

Shkruar nga Newsbomb

Çështja Xhafaj bllokon punën në mbledhjet e komisioneve parlamentare. E njëjta situatë ka ndodhur edhe në Komisionin e Sigurisë.

Deputeti i PD, Edmond Spaho është përplasur me kryetarin e komisionit, Erjon Braçe. Spaho deklaroi se opozita do të ushtrojë presion deri në momentin që ministri Xhafaj të japë dorëheqjen.

Pjesë nga debati:

Spaho: Po ju bëjmë thirrje përditë që t’ju ndëgjegjësojmë. Fatmir Xhafaj duhet të japë dorëheqjen. Nuk të pranon njeri në Europë me një ministër të tillë të Brendshëm. Pradaj do të ushtrojmë presionin. Do t’ju bindim që ky zotëri të japë dorëheqjen. Ne do vazhdojmë t’ua bëjmë këtë presion. Të fundit kemi protestën. Mereni me të qeshur por do të shikoni se jeni në një gjendje pa shpresë.

Braçe: E di pse qesh unë për kulturën ligjore që ju keni. Këtë gjë duhet ta verifikojë instutucionet. Kur PD flet për integrimin e vendit natyrisht që është jo vetëm për të qeshur por për të qeshur me zë. Nuk kërcënon njeri me 26 majin. Kur kemi parë 21 janarin nuk na bën përshtypje asgjë nga ajo e 26 majit. Se dhunën e kanë në gjak.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu