Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Xhafaj: 9 grupe kriminale janë nën hetim, i dimë kush janë por…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaron se policia i njeh cilat janë grupet kriminale që operojnë në Shqipëri, por përpara se të goditen, duhet të sigurohen prova.

Gjatë Forumit të Sigurisë, Xhafaj ka thënë se 9 grupe kriminale janë aktualisht nën hetim.

“Nga momenti i indetifikimit deri tek momenti i të provuarit dhe pastaj të shndërrimit të saj në provë për efekt hetimi dhe gjykimi është një proces që mund të zgjasë me muaj, por edhe me vite. Sepse pavarësisht se mund të jemi në dijeni të përbërjes së tyre, po aq e rëndësishme është edhe sigurimi i provave të nevojshme konform ligjit, sepse flasim për një procedurë ligjore.

Ne sot jemi në gjendje të dimë se cialt janë grupet kriminale, kush është aktiviteti i tyre, çfarë fuqie posedojnë dhe jemi në një vepritmari aktive policore për ti vënë përpara përgjegjësisë penale.

Një pjesë e këtyre grupeve, rreth 9 grupe kriminale janë në proces hetimi dhe duke mbajtur në konsideratë faktin se janë arrestuar një numër personash si pjesë e këtyre grupeve kriminale.

Ndërkohë që po flasim Task Forca qendore dhe rajonale janë në një hetim intensive të grupeve kriminale një numër e të cilave eshte edhe në Durrës. Ne jemi duke punuar fort për ti koditur jo nga pikëpamja fizike, por nga pikëpamja e ligjit për ti vene para drejtesise”, deklaroi Xhafaj.

Më shumë

spot_img