Tirana
light rain
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
100 %
0.5kmh
100 %
Mar
11 °
Mër
18 °
Enj
18 °
Pre
19 °
Sht
19 °
E martë, 21 Mars, 2023

Xhaçka takon homologun turk në Ankara: Ka një rritje të vazhdueshme të investimeve turke, partnere kyçe për Shqipërinë

Lajme të ngjashëm

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është takuar sot me homologun e saj turk, Mevlut Çavusoglu, ku theksoi se ka vlerësuar rritjen e investimeve turke në vendin tonë.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat, Xhaçka u shpreh se me ministrin turk diskutoi mbi bashkëpunimin në fushat e ekonomisë dhe tregtisë.

Më tej, Xhaçka tha se niveli i investimeve turke është rreth 800 milionë dollarë, shifër kjo që nuk pasqyron potencialin e bashkëpunimit midis vendeve.

“Jemi shumë të kënaqur që intensifikimi i dialogut politik është shoqëruar me një rritje domethënëse të bashkëpunimit dypalësh. Sot diskutuam konkretisht mbi bashkëpunimin në fushat e ekonomisë dhe tregtisë. Vërejmë me kënaqësi se në vendin tonë ka një trend të vazhdueshëm, pozitiv dhe në rritje të investimeve turke.

Aktualisht kemi arritur nivelin e 800 milionë dollarëve në vëllimin tregtar, që është shifër goxha domethënëse, por që e dimë se nuk pasqyron realisht potencialin që ekziston mes vendeve tona. Megjithatë, ne e shikojmë të ardhmen me optimizëm, të inkurajuar nga projektet të reja te investimeve, që tashmë janë duke u zhvilluar në sektorët e infrastrukturës dhe energjisë”, tha ministrja në deklaratën e përbashkët për shtyp.

Më shumë