Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
0.5kmh
40 %
Mër
18 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
24 °
Die
26 °
E mërkurë, 31 Maj, 2023

Xhaçka takohet me Oliver Varhelyi: Ramë dakord që vendimi për Konferencën e Parë Ndërqeveritare të merret në qershor

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka është takuar me Komisionerin Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Xhaçka me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se me Varhelyi kanë rënë dakord që Konferenca e Parë Ndërqeveritare duhet të mbahet në qershor.

“Takim i frytshëm me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në KE , Oliver Varhelyi në margjinat e takimit të Këshillit të Punëve Jashtme me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor. U dakordësuam që vendimi për konferencën e parë ndërqeveritare duhet të merret në qershor. Nënvizova bindjen e Shqipërisë 🇦🇱 se dështimi për të mbajtur konferencën e parë këtë qeshor do të ndikojë negativisht në besueshmërinë e BE-së dhe situatën në Ballkanin Perëndimor. 🇦🇱🇪🇺” shkruan Xhaçka.


Më shumë